trenipovjen.al - Treni Po Vjen

Example domain paragraphs

Vetëm një hekurudhë e sigurtë dhe e qëndrueshme mund të garantojë sigurinë e jetës, shëndetit dhe mjedisit për qytetaret. SIGURIA HEKURUDHORE ËSHTË PËRGJEGJËSI E PËRBASHKËT MIDIS SHTETIT, HEKURUDHËS DHE QYTETARËVE.

Rehabilitimi i linjës ekzistuese hekurudhore Durrës – Tiranë dhe ndërtimi i segmentit të ri Domje I/C – Rinas do të mundësojë një shërbim transporti hekurudhor më të shpejtë dhe më të rregullt midis Tiranës, Durrësit dhe Aeroportit “Nënë Tereza” dhe do të përmirësojë aksesin në zonat përreth linjës.

Do rehabilitohen 34.2 km të trasesë së bashku me stacionet ekzistuese dhe do të ndërtohet Terminali i ri i Transportit Publik ( TTP ) të Tiranës si një nyje multi-modale e transportit publik të Tiranës. Gjithashtu do të ndërtohet 4.7 km segmenti i ri hekurudhor Domje I/C – Rinas së bashku me Terminalin e ri të Rinasit dhe një stacion të ri në zonën e Universitetit Epoka. Ky segment do të mundësojë lidhjen me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.